Bottas më i shpejti në garën e sprintit në Brazil, Hamilton niset nga vendi i dhjetë

Piloti i Mercedesit Valtteri Bottas fitoi garën e sprintit në Çmimin e Madh të Brazilit dhe do të nisë i pari garën e sotme.

Ai ishte më i shpejti pas 24 xhirosh, duke kaluar në fillim Max Verstappen dhe për herë të dytë në karrierën e tij triumfoi në garën e sprintit.

Kështu finlandezi fitoi tre pikë, duke lënë pas Verstappen me Red Bull, i cili mori  dy pikë, dhe pilotin e Ferrarit, Carlos Saniz.

Lewis Hamilton duhet ta niste garën e sprintit nga vendi i parë, por kampioni aktual i botës u ndëshkua rëndë dhe u skualifikua, për këtë arsye u nis nga vendi i fundit.

Pavarësisht kësaj piloti britanik arriti në vendin e pestë, por edhe më herët u dënua me pesë vende për shkak të ndryshimeve në motor dhe sot do ta nisë garën nga vendi i dhjetë.

Gara për GP të Brazilit është në program të këtë të dielë në orën 18:00.