Furgoni me pasagjerë përplaset me një kamion

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së dielës në aksin Përrenjas-Pogradec. Mësohet se një furgon i Lushnjës me pasagjerë është përplasur me një kamion.

Paraprakisht nuk ka informacion për të lënduar.

Ndërkohë që policia është në vendngjarje për të verifikur shkaqet e aksidentit.