Gjekmarkaj: Nëse Berisha kthehet në PD, unë do të largohem

Deputeti i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se Sali Berisha ka kaluar të gjitha fazat e veta në politikë, me fitore historike, por edhe me humbje.

Sipas tij ish-kryeministri nuk ka më se çfarë të ofrojë, duke shtuar se një PD në luftë me SHBA-të, nuk do të jetë mirë për partinë.

Nëse Sali Berisha kthehet në krye të PD-së pas mbledhjes së Kuvendit, Gjekmarkaj tha në “Neës24”se do të largohet nga partia.

Pyetje: Çfarë do të thoshte një PD me në krye Sali Berishën e po kështu pretendimi për të qenë sërish kryeministër i Shqipërisë?
Gjekmarkaj:
Është kërkuar iluzioni sikur do të bëhet kuvendi me datë 11 dhe me 12 do të rrëzohet Edi Rama. Shumë personave i janë premtuar poste, për kryetar bashkish e të tjera, kjo nuk është rruga e duhur. PD është partia kryesore e opozitarizmit në Shqipëri dhe do e kalojë këtë moment. Unë e thashë, që Berisha ka konsumuar fazat e veta në politikë, ka pasur suksese, ka pasur fatalitete si askush tjetër. Nuk mendoj që është ai modeli. E shkuara nuk duhet të jetë e ardhmja. Berisha mund të ishte një këshilltar shumë i mirë. Ai ka zgjedhur konfrontimit. Ai ka ide, energji, por ka mbyllur të gjitha fazat me fitore e me humbje, e thjesht përsërit vetveten.

Pyertje:Nëse fiton foltorja a i qëndroni deklaratave të tua?
Gjekmarkaj:
Në PD kanë hyrë e dalë qindra njerëz. Unë jam një individ i ardhur së fundmi nga atashimi e nuk marr vendime për PD, por marr vendime për veten. Një PD në konflikt me SHBA nuk është e mirë për askënd. I qëndroj deklaratës time. Largohem!