Barcelona bën goditjen e trefishtë, Xavi mban nën vëzhgim tre futbollistë të Chelsea

Ardhja e Xavi Hernandez ka sjellë entuziazëm tek Barcelona, por në të njëjtën kohë po punon që tani për merkaton e dimrit. Katalanasit i kanë hedhur sytë nga Chelsea për të bërë një goditje të trefishtë.

Sipas mediave spanjollët kërkojnë të afrojnë Hudson-Odoi, Hakim Ziyech dheChristian Pulisic.

Të tre lojtarët shihen si opsion i mirë dhe do I sillnin një frymë të re sulmit të katalanasve. Operacioni mendohet se do të jetë në huazim për të tre.

Por përse Barcelona kërkon këta lojtarë?

Hakim Ziyech

Ai ka qenë në radarët e Barcelonës dhe më parë, por nuk u bënë tentative realë për ta afruar në ekip. Tek Chelsi ai ka qenë poshtë pritshmërie .

Dortmundi është një kandidat tjetër për marokenin.

Callum Hudson-Odoi

Ai do të sillte potencë dhe forcë fizike, gjithashtu Odoi synon Botërorin me kombëtaren prandaj do një skuadër ku të luajë titullar.

Christian Pulisic

Amerikani ka luajtur pak minuta me Tomas Tukelin dhe mund të largohet. Nëse Barcelona nuk arrin tek Sterling atëherë do të synojnë Pulisic.