U vra në atentatin e 'Astirit', del FOTO e Erigers Mihasit

Personi që shihni në foto është Erigers Mihasi 32 vjeç, i vrarë në atentatin e mbrëmjes së sotme në zonën e Astirit. 

Mihasi ishte shoferi i automjetit 'Audi' me targa AB 008 EH me ngjyrë të bardhë, ndërsa Armando Dumani 26 vjeç, shoku i tij, gjithashtu mbeti i vrarë, ishte pasagjer. 

Ata u qëlluan me breshëri arme zjarri automatike te vendi i quajtur 'Dy rrathët' në 'Unazën e Re'. Drejt viktimave u qëllua nga një automjet në lëvizje. Autorët janë larguar drejt ish-sheshit 'Shqiponja' duke humbur gjurmët. 

Erigers Mihasi

Dy viktimat ishin persona me precedent penal. 

Erigers Mihasi ka qenë i dyshuar për grabitjen e prindërve të Elton Çiços në një fshat të Tepelenës, por është liruar nga burgu 6 muaj pas ndalimit. 

Ndërsa Armando Dumani 26 vjeç është arrestuar në Vlorë në vitin 2012 për grabitje bankash. 

Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë larja e hesapeve mes grupeve kriminale.