VIDEO/ Berisha: Transparenca, ligji ynë! Ata që kanë frikë nga transparenca kanë frikë nga e vërteta!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një pjesë nga foltores së Sarandës, ku ka theksuar se transparenca mbi formularët e firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar është ligji ynë dhe nuk kemi frikë nga transparenca.

Por sipas ish-kryeministrit, ne një gjë nuk mund të bëjmë, të publikojmë këto të dhëna, pasi në përputhje me Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale të individit.

‘Cilido nga ju demokratë që jeni në këtë sallë apo që sjeni, kudo që ndodheni, mund të shkoni ti lexoni të 4200-tat, asgjë nuk fshehim ne. Por ne një gjë nuk bëjmë ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj, kur ne ishim mazhorancë, në përputhje me Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale të individit’, ka theksuar Berisha.

‘Sjellin statute të 18 viteve më parë, zera vlerë. Tregojnë dështimin e tyre të plotë. Ato janë depozituar në zyrën e forumit më të larë pas Kuvendit, në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar. Cilido nga ju demokratë që jeni në këtë sallë apo që sjeni, kudo që ndodheni, mund të shkoni ti lexoni të 4200-tat, asgjë nuk fshehim ne. Por ne një gjë nuk bëjmë ne ato nuk i publikojmë se ka një ligj, kur ne ishim mazhorancë, në përputhje me Konventën Europiane e të Drejtave të Njeriut, dhe Kushtetutën e Shqipërisë, ne miratuam ligjin e garantimit të të dhënave personale të individit, këtë e detyron Konventa Europiane, Gjykata e Strazburgut, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, ne për shtetin ligjor dhe jo për narkoshtetin që bëri Rama’.

‘Transparenca është ligji ynë! Ata që kanë frikë nga transparenca kanë frikë nga e vërteta!’, shkruan Berisha në Facebook.