Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, qëllohet drejt një makine

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Tiranë në këto momente, në zonën e Astirit. 

Burime për Syri.net bëjnë të ditur se është qëlluar drejt një automjeti. 

Paraprakisht dyshohet se është qëlluar në drejtim të një makine tip 'Audi', me ngjyrë të bardhë, e cila ndodhej pranë një kryqëzimi.

Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërkohë policia është drejtuar në vendin e ngjarjes.

Vijon...