Në foto duket ai me topin e firmosur nga lojtarët e tjerë të Anglisë. Me tre golat e shënuar ndaj Shqipërisë, Kejn barazoi Uejn Runi për golat në kombëtare me 44 gola, në 66 ndeshje të luajtura.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2021/November/13/auto_01fmaxf2kksx2q7f1wfg1636828400.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

FOTO/ Kane thyen rekordin e radhës, ylli i Tottenham merr dhuratën e veçantë

Anglia fitoi bindshëm ndaj Shqipërisë me rezultatin 5-0. Protagonist kryesor në këtë tirumf ishte kapiteni Herri Kejn, i cili realizoi tre gola.

Sulmuesi i Tottenhemit ishte i pandalshëm, ku të tre golat i shënoi që në pjesën e parë dhe si rezultat mori topin me vete.

28-vjeçari është bërë lojtari i parë i kombëtares së Anglisë i cili ka realizuar një tripletë perfektë, një gol me kokë, një me këmbën e majtë dhe një me të djathtën.

Këtë arritje ai ka dashur ta ndajë me fansat nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Twitter’.

“Natë perfekte! Një hap më pranë..”, thuhej në postim.

Në foto duket ai me topin e firmosur nga lojtarët e tjerë të Anglisë. Me tre golat e shënuar ndaj Shqipërisë, Kejn barazoi Uejn Runi për golat në kombëtare me 44 gola, në 66 ndeshje të luajtura.