Sheikët nuk ndalen, futbollisti i Juventusit vëzhgohet nga klubi anglez

Federico Bernardeschi, është në përfundim të kontratës e cila mbaron në 30 qershor 2022 dhe menaxherit të tij, Mino Raiola, i është ofruar rinovimi, por me një ulje page për tri vitet e ardhshme, nga 4 në 2.5 milionë, plus 500 mijë euro bonuse.

Por, ndërkohë që Raiola dhe Bernardeschi vlerësojnë ofertën, në Torino duket se është marrë vendimi që përveç Ramsey në janar të largohet edhe Adrien Rabiot.

Për mesfushorin francez ka ofertë konkrete ngaNewcastle, por Juventusi këmbëngul për të marrë të paktën 15 milionë euro, ndërkohë që anglezët ofrojnë 10 milionë, plus 2 bonuse.