Itali/ Mbi 8544 raste të reja dhe 53 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, Italia ka raportuar 8, 544 raste të reja me koronavirus nga 540, 371 tamponë të realizuar.

Autoritetet shëndetësore italiane bëjnë me dije se 53 pacientë kanë humbur jetën.

Ndërkohë indeksi i pozitiviteti ka shënuar vlerën 1,6% duke rënë me 0.1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë aktualisht 115, 112 persona janë aktivë .

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 4, 852, 496 infektime, ndërsa 132, 739 persona kanë humbur jetën.