Shpërthen Partizani, lumë golash kundër Kastriotit

Fitorja me Kastriotin në kampionat ka rikthyer në formë Partizanin që ka shkatërruar 0-4 Turbinën në miqësoren e luajtur ditën e sotme në Cërrik.

Të liqtë kaluan në avantazh me Malën në minutën e 5-të, me mesfushorin i cili u tregua i saktë nga pika e 11-metërshit. Në minutën e 19-të, sulmuesi kroat Filipoviç dyfishoi shifrat duke u zhbllokuar dhe personalisht, pas një mungesë të gjatë të golit.

Ishte Liço i cili shënoi të tretin në minutën e 32-të, ndërsa Mala plotësoi pokerin në fundin e pjesës së parë, duke realizuar dhe golin e dytë personal.

Pjesa e dytë nuk prodhoi gola të tjera, me trajnerin Daja që bëri ndërrime të shumta për të provuar lojtarë të rinj. Një fitore bindëse nga Partizani, që ka hedhur pas krahëve krizën dhe pritet të rikthehet dhe më i fortë në kampionat.