Djali i George Soros e quan Edi Ramën vëlla, publikon foton nga darka në 'Elysee'

Alex Soros, djali i miliarderit amerikan George Soros e ka shoqëruar kryeministrin Edi Rama edhe në Forumin e Parisit, në Francë. 

Ai ka publikuar në rrjetet sociale një foto me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama të cilin e quan vëlla.  

“Vëllezërit në Elysee. Një darkë speciale në Forumin e Paqes”, shkruan Alex Soros, bashkëngjitur fotos ku shfaqet në krah të Ramës.

Forumi i Paqes në Francë u mbajt në kuadër të luftës botërore kundër pandemisë COVID-19 dhe me fokus rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike, si dhe ndryshimeve klimatike.

Kujtojmë që Soros, i riu, ishte edhe në takimin e radhës të "Ballkanit të Hapur" në Beograd, Serbi. 

Madje momenti që u komentua më shumë ishte rreshtimi përballë Alex Soros i presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov. 

George Soros është nismëtar dhe promotor i nismës "Open Balkan" që parasheh Serbinë si superfuqi në rajonin e Ballkanit, dhe Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut si ndjekëse të saj. 

Gjithashtu, Soros ideoi edhe projektin për rishikimin e kufijve të Kosovës apo shkëmbimin e territoreve me Serbinë, por që u hodh poshtë pas reagimit të fortë të faktorit politik shqiptar dhe atij ndërkombëtar, pasi ky plan në të vërtetë ndante Kosovën.