VIDEO/ Te Zvicra të gjithë vënë duart në kokë, e pabesueshme çfarë shpërdoron shqiptari në ndeshjen ndaj Italisë

Mbrëmjen e djeshme, Zvicra mori një barazim heroik përballë Italisë duke ndalur “axurrët” me rezultatin 1-1.

Kjo ishte një pikë mjaft e vlefshme për helvetët që mbajnë hapur shanset për të prerë një biletë për në Botëror. Fundi i ndeshjes ishte dramatik, pasi Zhorzhinjo gaboi nga pika e 11-metërshit në minutën e 90-të, por gafa e Andi Zeqirit ka pushtuar rrjetet sociale.

Sulmuesi me origjinë shqiptar u aktivizua në minutën e 86-të të takimit, ndërsa në të 92-të pati shansin të bënte heroin, por gaboi tërësisht teksa shokët e tij nuk i besonin syve.

22-vjeçari gaboi nga farë pranë portës të boshatisur, duke shpërdoruar një mundësi që mund t’i jepte Zvicrës tre pikë të arta.