‘E përjashtova Berishën nga fushata dhe fitova’ - faktet nxjerrin zbuluar Lulzim Bashën

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha gjatë një interviste në News-24 u shpreh se për humbjet e tij i kishte fajet Sali Berisha.

‘Pikë së pari dua ta them qartë sepse është një fakt i ditur publikisht që unë jam i pari dhe i vetmi kandidat që ka mundur Edi Ramën në garë të drejtpërdrejtë për Bashkinë e Tiranës. Nuk e kam thënë çelësin e fitores deri më sot, por tani është momenti ta them. Ka qenë vendimi për të përjashtuar Sali Berishën nga fushata për Tiranën’  u shpreh Basha ndër të tjera gjatë interivstës.

Por nëse kthehemi pas dhe shohim, faktet dhe videot të publikuar në ato kohë flasin shumë ndryshe.

Në videon e mëposhtme shihet qartë se Basha jo vetëm që ishte në garë në sajë të vendimit dhe zgjedhjes së Berishës, por ku i fundit ka ndezur turmën në nisje dhe në mbyllje të fushatës në vitin 2011.