Sarandë/ Largohet me vrap duke hedhur nga çanta e tij armën, por kapet nga 'Shqiponjat'

Një 36-vjeçar është arrestuar në Sarandë për armëmbajtje pa leje.

Ai është me inicialet A.Ç. banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pas dyshimeve dhe informacioneve që kishin i kërkuan që të ndalonte, por 36-vjeçari tentoi t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës armën e zjarrit pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga.

Njoftim i policisë

Sarandë Qarkullonte me armë zjarri me vete dhe tentoi të largohej, kapet dhe vihet në pranga 36-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në pranga dhe një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim dhe me shërbimet e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, kanë ndaluar për kontroll shtetasin A. C, në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ky shtetas, ka tentuar t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës, një armë zjarri pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga nga punonjësit e Forcës së Posaçme “Shqiponja”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe 1 krehër me fishekë luftarak.

Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 36 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.