Tiranë: Bllokohet për 14 ditë kalimi nga rrethi i Shkozës deri në Farkë, ja si devijon trafiku

ARRSH njoftoi se për vazhdimin e punimeve në Unazën Lindore të Tiranës, duke filluar që sot, 13 nëntor 2021, do të bllokohet kalimi nga rrethi i Shkozës në drejtim të Farkës për një afat prej 14 ditësh.

Trafiku që vjen në këtë drejtim do të devijohet në drejtim të rrugës “Ali Shefqeti”.

Gjithashtu, trafiku i cili vjen nga drejtimi i Farkës në drejtim të Tiranës, do të devijohet në krahun tjetër të kalimit, si në Planin e Menaxhimit të Trafikut

Janë marrë masat për kufizimin e vendit ku do të kryhen punimet, si dhe për vendosjen e sinjalistikës së nevojshme për mospengimin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit.

ARRSH kërkoi mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve!