Plas humori në rrjet/ Basha dhe Reja 'fitojnë' gjithmonë

Anglezët janë treguar të pamëshirshëm mbrëmjen e sotme, duke poshtëruar kuqezinjtë me rezultatin e thellë 5-0.

Por përgjegjësi kryesor i kësaj disfate të kuq e zinjve, trajneri Edi Reja ka bërë një zgjedhje jashtë pritshmërive të tifozerisë duke lënë jashtë loje biles edhe jashtë pankinës talentin shqiptar Armando Broja.

Pas këtij rezultati skandaloz memet kanë pushtuar rrjetet sociale duke e krahasur Rejën me Bashën dhe deklaratat e tyre, pothuajse identike pas humbjeve të turpshme që pësojnë.