Makina del nga rruga në Kombinat, lëndohet 18 vjeçari

Një tjetër aksident raportohet mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Policia njofton se në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime shoferi, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë: 

“Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”,  mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.