VIDEO+FOTO/ Anglia e pamëshirshme ndaj Shqipërisë, rezultati i thellë dhe statistikat e pjesës së parë

Në “Wembley” të Londrës po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Kampionatit Botëror “Katar 2022” mes Anglisë dhe Shqipërisë, shkruan Syri.net.

Anglezët janë treguar të pamëshirshëm ndaj kuqezinjve, duke realizuar 5 herë në pjesën e parë.

Në minutën e 10-të pas një krosimi në zonë nga një goditje dënimi, Maguire shënon me kokë golin e avantazhit për Anglinë.

Nuk vonon shumë dhe anglezët realizojnë edhe golin e dytë. Në minutën e 18-të Harry Kane ndëshkon për të dytën herë kuqezinjtë.

Më pas, Henderson (28’) dhe sërish Kane (33’ dhe 45+2’) e dërgojnë edhe tri herë të tjera topin në portën e Strakoshës.

Me shifrat 5-0 mbyllet pjesa e parë, ndërsa më poshtë mund të shihni statistikat.