Kriza në PD/ Balliu: Partia nuk do merret peng nga Rama dhe Basha

Ish-deputeti Klevis Balliu thotë se Partia Demokratike nuk mund të merret peng as nga Lulzim Basha dhe as nga Edi Rama.

Gjatë një interviste për Klan News, Balliu deklaroi se për krijimin e PD janë bërë sakrifica të mëdha dhe është dhënë jetë, duke përmendur këtu Azem Hajdarin.

 “Partia Demokratike nuk është një parti e cila mund të merret peng nga hallet dhe problemet të një kryetari apo të një ish-kryetari, për këtë parti janë bërë sakrifica të mëdha, për atë parti njerëz kanë dhënë jetën si Azem Hajdari, nuk e marrin dot peng dy individë sepse kanë hallin e karrigeve të tyre, nuk e merr dot peng dot as Edi Rama dhe as Lulzim Basha Partinë Demokratike. Ne kemi statut dhe rregulla dhe çështja është çfarë po kërkohet nga ky Kuvend”, theksoi Balliu.