Formacione zyrtare/ Itali-Zvicër, ‘finalja’ për biletën e Botërorit

Italia dhe Zvicra do të zhvillojnë sonte ndeshjen interesante të grupit C.

Të dyja skuadrat ndajnë kreun e tabelës pasi udhëheqin me pikë të barabarta .

 Një fitore prej cilësdo kombëtare do të mund të ishte jetike për fatin e grupit C.

Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja kombëtareve.