‘Free Britney është një lëvizje për të drejtat e njeriut’, këngëtarja bëhet gati për gjyqin

Britney Spears kishte veshur një bluzë ‘#FreeBritney’ në pritje të seancës gjyqësore të së premtes, ku një gjykatës do të vendosë nëse do t’i japë fund kujdestarisë të saj të gjatë.

Seanca dëgjimore do të mbahet në një sallë gjyqi në qendër të Los Anxhelosit dhe duket se gjyqtarja Brenda Penny, pa asnjë kundërshtim të konsiderueshëm nga askush i përfshirë, ka të ngjarë të shpërbëjë marrëveshjen ligjore që kontrollon jetën dhe paratë e Britney për gati 14 vjet.

 

Përpara seancës, i fejuari i yllit të popit 39-vjeçar, Sam Asghari, ndau një video të shkurtër në “Instagram”-in të saj duke veshur me një bluzë #FreeBritney që ku lexonte: “Është një lëvizje për të drejtat e njeriut”.

Sam, 27 vjeç, mbante veshur me krenari të njëjtën bluzë në të zezë dhe madje përfshiu qenin e çiftit në video.

 

Ndërsa avokatët e Jamie, (i ati i këngëtares), paraqitën një mocion për të rënë dakord me Britney që kujdestaria duhet të përfundonte, ai këmbënguli se nuk kishte asnjë keqbërje nga ana e tij dhe ai ishte gjithmonë në kërkim të interesave të vajzës së tij.

Por ai gjithashtu kritikoi zëvendësuesin e tij si kujdestar, kontabilistin John Zabel, duke e quajtur atë një të huaj dhe një ‘laik’, që nuk mund të mbikëqyrte çështjet e biznesit të një ylli ndërkombëtar si Britney.