Xhixho ftillon Bashën: Ja si e fitove Tiranën me vota që s'i meritove kurrë

Deputetja e LSI Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës mediokre të Lulzim Bashës se ka fituar Bashkinë e Tiranës sepse mbajti larg fushatës elektorale ish-kryeministrin Sali Berisha. Xhixho ka radhitur ‘tre çelësat e fitores së Bashës në Bashkinë e Tiranës në 2011, ku sipas saj janë janë vota që ai nuk i ka merituar asnjëherë.

‘1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove. 2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Ramës si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj. 3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ’, shkruan Xhixho në Facebook.

Postimi i plotë i Erisa Xhixhos:

Tre çelesat e fitores të z.Basha në Bashkinë e Tiranës në 2011:

1-23 mijë votat e LSI për ty që kurrë si meritove.

2-1500 votat që Hysni Milloshi ia hoqi Edi Rames si aleat i LSI dhe i regjistruar prej saj .

3-50 votat që t’i mbrojti Arben Ristani si Kryetar i KQZ.

Foto nga Fushat e zgjedhjeve lokale 2011.