Greqi/ Mbi 6 mijë raste të reja dhe 55 viktima nga Covid-19

Në 24 orët e fundit, autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë raportuar sot 6862 raste të reja me Covid në Greqi.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 821.900, nga të cilët 50.7% janë meshkuj.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 129 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 3072 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit 55 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e virusit. Ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 16,616.  95.3% kishin sëmundje shoqëruese.