E dëgjuat bashkëpunim e parë të Loredanës dhe Don Xhonit?
Dy artistë shuam të kërkuar dhe të dashur nga publiku janë Loredana dhe Don Xhoni.
Në fillim, pasi dyshja po shihej shumë e afërt, të gjithë dyshuan se ishin në fillim të një romance, pasi shfaqeshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Ai ishte prezent në koncertet e Loredanës dhe kënduan një pjesë të këngës “Nëse Don”.
Më pas reperja i dhuroi atij disa bluza të sajat, ku shumë prej fansave dyshuan se ky mund të ishte thjesht një bashkëpunim dhe ashtu ndodhi.
Te gjitha fjalët për një lidhje të mundshme, u hodhën poshtë pasi ata publikuan një “Instastory” ku konfirmuan që shumë shpejt do të vinte një bashkëpunim prej tyre.
Në mesnatë, dyshja e suksesshme ka publikuar bashkëpunimin e parë, të titulluar “Gjuj për to”.
Ky projekt që po pritej me padurim nga fansat e zjarrtë të dyshes, u pëlqye menjëherë prej tyre.
Brenda 10 orësh orësh nga publikimi, projekti i Lorit dhe Don Xhonit i ka kaluar 300 mijë klikime në “YouTube” dhe duket se është në hapat e duhur për t’u kthyer në hit.
Xhirimet e klipit u raportua se janë xhiruar në Kosovë, ku ditë më parë iu ndërprenë nga policia për shkak të një zone që nuk lejohej të bllokohet.