Tiranë/ Gjendet një person i pajetë në banesë

Një e moshuar është gjetur e pajetë në banesën e saj në Tiranë.

Sipas mediave, bëhet fjalë për një 84-vjeçare e cila mësohet se jetonte në banesë e vetme.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në rrugën ‘Tefta Tashko Koçi’, në afërsi të komisariatit nr.1.

Është dashur ndërhyrja e forcave të shërbimit zjarrfikës për të hyrë në banesën e të moshuarës, përmes dritares së ballkonit.