Gareth Southgate pritet të vazhdojë kontratën e tij me Anglinë

Sipas “The Telegraph”, Gareth Southgate pritet të nënshkruajë kontratë të re dy-vjeçare me Anglinë.

51-vjeçarit i skadon kontrata aktuale me “Tre Luanët” në fund të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, por tani besohet se do të jetë në drejtim të anglezëve deri pas përfundimit të "EURO 2024".

Southgate ka qenë në krye të Anglisë që nga vitit 2016 dhe e ka dërguar vendin në prag të suksesit ndërkombëtar në dy raste.

Ata arritën në gjysëmfinalen e Kupës së Botës në vitin 2018 përpara se të humbiste ndaj Kroacisë në kohën shtesë.

Ndërsa, në "EURO 2020" përfundoi si nënkampione pasi u mposht nga Italia me penallti.