Aguero hedh poshtë zërat për tërheqjen nga futbolli

Sergio Aguero nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe i përgjigjet lajmit të publikuar në Spanjë.

Mëngjesin e sotëm, shtypi spanjoll njoftoi se Aguero mund t'i japë fund karrierës futbollistike, për shkak të një forme “të rëndë” të aritmisë kardiake.

Por protagonisti kryesor ka reaguar për këtë thashethem në rrjetet sociale.

 “Kam lexuar thashethemet dhe u them se po ndjek udhëzimet e mjekëve të klubit, se po bëj analizat dhe trajtimet e nevojshme. Evolucionin do ta shohim në 90 ditë. Gjithmonë pozitivë”, ka shkruar Aguero në rrjetet sociale, duke qetësuar fansat. Tre muaj, pra, para se të merret një vendim.