Mentor Haziri reagon ashpër për festivalin e RTSH-së dhe tregon arsyen pse ai nuk u pranua

Mos pranimi i këngës së tij në Festivalin e Këngës në RTSH, ka bërë që këngëtari Mentor Haziri të reagoj ashpër përmes një statusi në “Facebook'' ku shkruante ndër të tjera se ky festival është i ndyrë dhe i zhytur në korrupsion.

Për të folur më shumë rreth këtij statusi këngëtari ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe shqeto’ në SYRI.TV.

Flavio: Pse nuk ndodhi Mentor?

Haziri: Nuk e di dhe unë po pyes. Unë dje e kam lançuar këtë këngë si kundërpërgjigje ndaj atij vendimi.

Flavio: Për ta bërë më demokratike ta vlerësoj publiku nëse ishte apo jo për festival domethënë?

Haziri: Absolutisht po. E bëra që ta vlerësoj publiku se a e ka merituar që kjo këngë të jetë në festival apo jo.  Dhe sa komentet i kam marë dje dhe sa feedback ka qënë i jashtëzakonshme. Kënga është pëlqyer jashtë masa. Ata të paktën të më kishin lënë për të garuar por ata nuk më lanë as të garojë, nuk e pranuan këngën fare në festival. Unë nuk kërkova vendin e parë, unë kërkova që të jem pjesë e festivalit dhe ata më refuzuan, më eleminuan që në fillim. Unë mendoj që ka qënë totalisht e qëllimshme kundër meje.

Flavio: Ka pasur vetëm një kundër reagim në këto momente. Ti i ke etiketuar i ke quajtur ‘komisioni i turpit’ Ardit Gjebrean, Elton Dedën,  Klodian Qafokun, Marjan Dedën, Jozefina Hasanin, Arta Markun. Mund të na tregosh pse ka qënë personale ndaj teje?

Haziraj: Unë mendoj se paraprakisht aty është caktuar fituesi dhe sikur të ishte Mentori aty ai do kënndonte live se Zoti ja ka dhënë zërin dhe ka përvojë të jashtëzakonshme në skenat e mëdha ku këndohet live.

Flavio: Kush e fiton meqë ra fjala?

Haziri: Nuk e di se kush e fiton. Kushdo që ta fitoj unë i uroj gjitha të mirat dhe shpresoj që ta përfaqësoj Shqipërinë në mënyrë më të mirë të mundur. Por dua të them se kjo ka qënë totalisht e qëllishme. Më mirë ta eliminojmë Mentorin në fillim se po erdhi ai dhe këndoj në këtë skenë, publiku do ta shoh se ne ja bëmë me  padrejtë. Kështu që më mirë të mos ja pranojmë këngën fare. Të gjithë ata të komisionit përzgjedhës që kanë dëgjuar këngën time s’kanë pranuar për mua janë ‘komisioni i turpit’ për shkak se ma hoqën të drejtën time të kësaj kënge që është bërë me dashuri dhe me mesazh paqeje

Flavio:Ndërkohë ka pasur dhe një etiketim për origjinën tëndenga Alban Ramosaj. Nuk kemi parë ti kundërpërgjigjesh do të na thuash diçka?

Haziri: Jam kundërpërgjigjur po ndoshta paskeni marrë vetë opinionin e tij. Unë atij ia urova fitoren: urime fitoren Alban dhe shpresoj dhe sinqerisht nëse fiton i uroj të ketë sukses. Unë ja shpjegova atij shumë mirë  ai u kapte tek fenomeni Kosovë -Shqipëri shiti pak a shumë moral nacional. Unë ja shpjegova që ti në këtë pjesën time nuk hyn dot sepse reagimet e mia, janë reagimet e një artisti dhe ti nuk mund të më japësh mua leksione për ndarjen Kosovë -Shqipëri gjë për të cilën me anë të një statusi thashë se kjo mund të jetë deklaratë nervozimi e afektit momental. Ajo pjesa ku unë them jemi kosovar jo shqiptar ka qënë pjesa e afektit e kam thënë dhe me një status që ndoshta ka qënë një gabimi im dhe e pranoj dhe e kam tërhequr këtë fjalë. Por fjalët ndaj festivalit nuk i tërheq kurrë asnjë pikë apo dhe presje. Çfarë kam thënë për këtë festival nuk i tërheq. Ai festival është totalisht i zhytur në korrupsion dhe caktohen këngëtarët në korridore. Unë nuk kam dashur ta besoj kurrë këtë gjë për arsye se unë jam rritur me atë festival me ikonat e asaj kohe të viteve ’90.

Flavio: Sigurisht dhe ka qënë një festival që ka pasur gjithmonë një hapësirë të veçantë për artistët që kanë ardhur nga Kosova që në fillim të viteve ’90. Aty u dashuruam me Adelina Ismajlin u mrekulluam nga Ilir Shaqiri.

Haziri: Në këtë edicion nuk është asnjë kosovar, të mos flasim për Ramosajn i cili jeton që 15 vite në Tiranë dhe ka pashaportë shqiptare që ka origjinën nga Kosova. Unë nuk pashë asnjë emër nga Kosova ,janë dhe disa emrat të panjohur në mënyrë që këta dy emra kush janë të njohur të shkojnë përpara. Është totalisht e përgatitur kjo. Unë nuk kam dashur ti besoj asaj që atje me të vërtetë shiten çmimet korridoreve por ta them  dhe një tjetër se një kompozitor dhe këngëtar më kanë shkruar në privat që duan të thonë të njejtën gjë por nuk e thojnë dot për shkak se ata kanë për të dërguar këngë. Dhe shumë kompozitorë dhe këngëtarë të famshëm më kanë uruar bravo se je zëri dhe i jonë sepse shumë padrejtësi ndodhin në festivale dhe nuk po vlerësohemi ashtu siç duhet.

Flavio: Kam përshtypjen që ti i ke njohur nga Ardit Gjebrean  e me radhë, a të ka kontaktuar ndonjëri nga ata qoftë dhe privatisht?

Haziri: Jo absolutisht, Elton Dedën nuk është se e njoh shumë, kam pasur kontakt me të vetëm përshëndetje të thjeshtë. Por më shumë befasi më ka ardhë prej Ardit sepse e kam respektu shumë normal që dhe ai më ka respektuar mua shumë dhe më eliminoj këngën. Më ka ardh shumë keq sepse unë e di që Arditi ka qënë një shtys i madh i vlerave të muzikës së mirë, por ja që ndoshta kam prekur në interesat e tyre, kanë çuar ato këngëtarë që duan të fitojnë dhe më kanë parë si konkurencë dhe kështu që kanë thënë largoni Mentorin në fillim.

Flavio: Nëse e shohim nga ky këndvështrim unë them ndoshta nuk duhet të mërzitesh kaq shumë se thjesht nuk ishte ti që nuk ke paguar për çmimin e parë, mund të mos ofendohesh, nuk e kam personale.

Haziri: Jo jo nuk e marr personale veç dua të jem zëri kundër padrejtësive, dua të jem zëri i së drejtës, unë e mbrojë këngën time deri në fund.