Noka sfidon Bardhin: Unë ose ti lëshojmë mandatin nëse nuk kanë firmosur 67% e delegatëve të Elbasanit

Deputeti demokrat Flamur Noka në një reagim të tij për SYRI TV ka sfiduar sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazmend Bardhi.

Gjatë reagimit të tij për SYRI TV, Noka është shprehur se nëse nuk kanë firmosur 272 kryetarë dhe sekretarë seksionesh të PD-së në Elbasan, atëherë ai le mandatin.

Por nëse e kanë firmosur, atëherë Gazmend Bardhi të lejë mandatin.

‘Unë e kam thënë dhe e përsëris që të gjitha firmat do të shkonin në seli dhe në seli janë. Le të dalë Bardhi apo Luli se kush është punonjësi i protokollit. Ne i kemi dërguar tek i vetmi institucion legjitim, përveç Këshillit Kombëtar.

Unë e kam thënë dje dhe e sfidoj sot Gazmend Bardhi. Nëse nuk kanë firmosur 67 për qind e delegatëve të Elbasanit për të mbledhur Kuvendin, atëherë unë lëshoj mandatin.

Kush të dojë le të shkojë e ti shikojë. 272 kryetarë dhe sekretarë grupseksionesh në Elbasan, kanë kërkuar mbledhjen e Kuvendit.

E sfidoj edhe njëherë që nëse nuk rezultojnë kaq firma, atëherë njëri nga ne duhet të lejë mandatin’, - u shpreh Flamur Noka në reagimin e tij në SYRI TV.