VIDEO/ Naftë në det, ndotet bregdeti i Shëngjinit. Era e rëndë ‘pushton’ zonën

Bregdeti i Shëngjinit është ndotur nga një sasi e konsiderueshme nafte.

Burimet bëjnë me dije se një sasi e madhe nafte është derdhur në det duke krijuar një ndotje të madhe dhe aromë të rëndë në zonën e plazhit.

Ende nuk dihen shkaktarët e ndotjes.  Në terren nuk ndodhet asnjë nga institucionet përgjegjëse. Ndotja ka ndodhur në 1 km të gjatësisë bregdetare.