Pep Guardiolës iu deshën vetëm 10 minuta për të përgatitur derbin kundër Man United

Manchester City e kaloi pa shumë probleme derbin me Manchester United teksa fitoi me rezultatin 0-2 duke e dominuar në të gjitha aspektet ndeshjen. Mirëpo, suksesi për të besuarit e trajnerit Pep Guardiola duket se nuk ka ardhur si pasojë e një studimi të mirëfilltë të kundërshtarit. Diçka të tillë e ka zbuluar Kevin De Bruyne, i cili së fundmi është shprehur se tekniku spanjoll e kishte mbyllur për 10 minuta seancën e fundit para sfidës me Manchester United.

“Një ditë para ndeshjeve ne zakonisht stërvitemi taktikisht duke u bazuar në mënyrën se si kundërshtari luan. Por, para ndeshjes me Manchester United Pep na tha se nuk e dinte si do të luante kundërshtari dhe se këtë do ta zbulonim në fushë.

Kështu, ai e mbylli seancën stërvitore për 10 minuta. Zakonisht Pep e di si luan kundërshtari, por këtë herë jo dhe nuk dinte çfarë të bënte”, u shpreh De Bryune.