Prej gati 1 muaji në një lidhje, Kim Kardashian po bie në dashuri me të dashurin 14 vite më të vogël
Kim Kardashian ka nisur një romancë me Pete Davidson. Lidhja e tyre nisi kur ylli i televizionit ishte në Saturday Night Live muajin e kaluar.
Dhe tani thuhet se Kim Kardashian “po bie në dashuri” me komedianin 27-vjeçar Pete Davidson, ndërsa marrëdhënia bëhet më e fortë.
“Ai e bën të ndihet mirë dhe është e lumtur për këtë që po i ndodh”, thanë burimet pranë 41-vjeçares.
Miqtë e saj duan që Kim Kardashian të argëtohet dhe të jetë e lirë, pasi zeshkania seksi paraqiti kërkesën për divorc nga bashkëshorti i saj prej gati 7 vitesh, Kanye West, në shkurt.
Çifti ka katër fëmijë së bashku: North, Saint, Chicago dhe Psalm.
Burimet thanë se Kim është gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur përkrah Davidson, pasi ky i fundit e bën të qeshë.