VIDEO/ Fermerët përplasen me policinë në Lushnje, ja kërkesat e tyre

Fermerët e Lushnjës të cilët janë mbledhur për të protestuar te rrethrrotullimi i Plugut, në hyrje të qytetit, janë përplasur me forcat e policisë.

Ata janë ulur këmbëkryq në rrugën kryesore, duke e bllokuar atë dhe duke paralizuar qarkullimin e mjeteve që shkojnë në drejtim të jugut të vendit.

Kjo ka sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.

Përplasja mes tyre zgjati për disa minuta, dhe më pas rruga u lirua.

Fermerët janë ta pajisur me pankarta ku tregojnë qartë kërkesat e tyre dhe arsyet e kësaj proteste.

‘Subvencionim direkt i fermerit për njësi të prodhimit dhe 10 lekë për kg.

-Instrument për formalizim.

-Instrument zhvillimi jo përkrahje sociale.

-Lufton korrupsionin dhe burokracinë

-Stimulon suksesin, lufton parazitizmin

-Garanton efektshmëri të shpenzimit

-Zero kosto implemtimi’, shkruhet në një nga pankartat që fermerët mbajnë në duar.