FOTO/ Moti i fundjavës, e shtuna me diell, e diela ...
Fundjava pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Kështu sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e shtunë pritet të jetë me moti të mirë, diell, ndërsa të dielën do të ketë shira dhe shtrëngata.
Parashikimi i motit:
Sa i përket ditës së Shtunë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat vijnë në dendësim në orët e vona të mbrëmjes.
Në momentin e zhvillimit të vranësirave reshje shiu me intensitet të ulët e shtrëngata lokale përgjatë vijës bregdetare.
Për ditën e Diel pritet paqëndrueshmëri e kushteve atmosferike. Moti parashikohet i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Gjithashtu në orët e drekës dhe pasdites lokalisht nuk do të mungojnë intervalet me diell.