Pecorelli: Do kthehem në Shqipëri dhe do të përballem me burgun

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli thotë se është gati që të paguajë për krimet që ka kryer në Shqipëri. Kështu raporton gazeta italiane La Nazione.

Pecorelli ka shprehur dëshirën e tij që të kthehet në Shqipëri për të kryer çdo dënim të mundshëm. Në fakt, prokuroria e Pukës pritet që të dërgojë dosjen e tij në gjykatë së shpejti. Ai akuzohet për zjarrvënie dhe vjedhje të eshtrave njerëzore. Akuzat nuk janë të rënda, por ai rrezikon burgun.

“Jam gati që të bëj burg në Shqipëri. Do të kthehem. Atje kam miq dhe vende që i dua. Nëse dënimi është i ndershëm, do të paguaj për atë që kam bërë”.

“Meqë ra fjala, u kam kërkuar falje të gjithëve në Shqipëri, përfshi edhe kryebashkiakun e Pukës. Për fat të keq kam bërë disa gabime në një moment të vështirë të jetës sime,” thotë italiani.

I pyetur se a ka four me miqtë e tij në Vlorë në telefon, italiani thotë se ata janë befasuar kur kanë mësuar identitetin e tij. “Por sa herë flas, më ftojnë sërish të kthehem atje,” thotë Pecorelli.

Ai shton se nuk ka ndërmend të merret me biznes dhe qëllimi i tij është ngritja e një shoqate që do të ndihmojë personat e tij, që po përballen me kriza për shkak të situatës në punë.