VIDEO-SYRI TV/ Paloka: Jemi në krizë, shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka priti në zyrën e tij në selinë blu gazetarët, ku i ka treguar formularët e dorëzuar nga delegatët, që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Paloka ka thënë se PD për momentin ndodhet në një krizë dhe shumica, kërkon që kjo gjendje të zgjidhet.

Ai shtoi se cilido është i ftuar të vijë dhe të verifikojë për numrin e formularëve, ndërsa verifikimet sipas tij do të bëhen më 11 dhjetor, nga një komision i mandateve që do të formohet nga Kuvendi.

Unë nuk jam ndonjë qejfli i madh i procedurave të them të drejtim, kur delegatët kërkojnë të zgjidhin një krizë, se ne jemi në krizë duam apo s’duam ta pranojmë apo, kjo nëse data duhet lajmëruar gjysmë ore para ose mbrapa, këto gjëra cic-mice as PD-së nuk i vlejnë.

Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedurat. Kemi një realitet, jemi në krizë, shumica e delegatëve të Kuvendit kërkojnë zgjidhjen e krizës dhe ne duhet t'i përgjigjemi kësaj krize.

Edhe ju edhe unë (nuk i njoh të gjithë) nuk i kemi detyrën dhe as mundësinë t'i verifikojmë.

Këtu jeni për të verifikuar nëse janë apo nuk janë 4200 formularë. Si gazetare ke mundësi të shikosh sot në janë 4200 formularë në këtë zonë.

Duhet të ndodhë një fenomen që ta kuptosh nëse e ke me zgjidhje ligjore apo jo. Sot nuk ka asnjëri tagrin që të marrë këta formularë, a je ti a ke firmosur. Këto verifikohen vetëm në komisionin e mandateve ditën e kuvendit’, u shpreh gjatë fjalës së tij Edi Paloka.

Pyetje: Ata thonë nuk njohim Kuvendin, nuk do të ketë Kuvend

Paloka: Epo të thonë që nuk e njeh vullnetin e shumicës....të thuash që nuk janë shumica. Hajde verifikoje, listën në dorë. Formularin Edi Paloka. E kam delegat apo jo? Je këtu? Mbaroi historia.

Firmëtarët dhe përfaqësuesit e tyre, për arsyet e tyre që  i shpjeguan edhe publikisht, se për fat të keq në PD ka humbur besimi tek njërit-tjetri, për aktin që ata shprehën vetë, menduan ti depozitojnë diku. Kushdo funksionar si ju, mund të vijë tek e tek ti marrë me radhë dhe të verifikojë a janë këtu apo jo formularët. Dhe e vetmja gjë që nuk mund të bëjë është ti marrë ën zyrën e vet dhe të verifikojë. Se këtë e bën Kuvendi.  Kushdo që ka kuriozitet të ulet e ti marrë e të verifikojë.