FOTO - Aksidenti i rëndë/ Plagosen policet e Frontex në Pogradec

Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin Korçë - Pogradec, në afërsi të fshatit Pocestë.

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa të lënduara kanë mbetur dy vajza, police të Frontex.

Ato po transportohen drejt Spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje është policia që po punon për zbardhjen e rrethanave.