Shokon bashkëshortja e mjekut që u qëllua nga Klodiana Çelo: Ajo i vendosi në kokë pistoletën vajzës së saj...

Bashkëshortja e mjekut 68 vjeçar i cili po lufton për jetën, ka folur për mediat helene ku tregoi për ngacmimet e vazhdueshme të 49 vjeçares shqiptare Klodiana Çelo  edhe pse familja e saj kishte marrë masa paraprake ndaj saj.

‘Na shqetësonte për vite të tëra. Ajo i ka vënë pistoletën në kokë dhe fëmijës së saj disa vite më parë. Kjo është e vërtetë. Ajo është një grua psikopate dhe ka dhunë psikologjike. Është shumë e rrezikshme. Gjykata kishte aq shumë prova por nuk na mbështetën. Ajo nuk lejohet të ketë asnjë kontakt me fëmijën. Ne kemi bërë kaq shumë procese gjyqësore me këtë grua dhe nuk mund ta kuptoj pse ishte e lirë. Burri im kishte frikë prej saj”,’ është shprehur ajo duke shtuar se burri i saj është në gjendje kritike pas operacionit: “Burri im ka bërë dy operacione dhe është në gjendje kritike”.

Klodiana Çelo është shqiptarja, që qëlloi me armë zjarri ish të dashurin e saj grek ditën e djeshme.Lexo këtu