'PD i ofroi LSI-së 15 mandate'/ Vasili-Bardhit: Mashtrim i trashë, PD s'bëri kurrë propozim

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj deklaratave të Gazmend Bardhit i cili tha se Partia Demokratike i ka ofruar atyre 15 mandate nëse do hynin në një listë të vetme në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili i quan mashtrime dhe deklaron se nuk ka pasur kurrë një vendim apo propozim nga PD për këtë çështje.

Sipas Vasilit, PD dhe LSI kanë rënë dakord vetëm për takime të përbashkëta të kryetarëve të këtyre dy partive në çdo qark të vendit.

Më tej, Vasili shkruan se PD mashtroi dhe nuk i bëri kurrë këto takime, me qëllim dëmtimin me çdo kusht të LSI-së, dhe jo largimin e Ramës.

Postimi i Vasilit:
Mashtrim i trashe!!
Nuk ka pasur kurre  asnje komunikim zyrtar per kete çeshtje dhe asnje vendim te PD per 15 mandate.
Ka vetem disa te verteta te padiskutueshme.
PD dhe LSI rane dakord vetem per takime te perbashketa te kryetareve te PD dhe LSI ne cdo Qark te vendit
PD mashtroi, i pengoi dhe nuk i beri kurre keto takime.
Pasi kishte qellim te vetem demtimin me cdo kusht te LSI dhe jo largimin e Edi Rames.
Eshte i vertete edhe mashtrimi i Lulzim Bashes per dorezimin e mandateve ku genjeu se kishte folur me Gjermanet dhe kishte marre garancine e tyre, kur ishte totalisht e kunderta.

***

 

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi deklaroi në emisionin Open se PD i ofroi LSI-së 15 mandate nëse do hynin në zgjedhjet e 25 prillit në një listë të vetme. Sipas tij, LSI i ishte përgjigjur se mund të fitonte e vetme 34 mandate.

Për këtë deklaratë reagoi më herët edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e cila e konsideroi si një mashtrim pervers që kalon çdo limit.