Belind Këlliçi njofton dorëheqjen nga kryetar i FRPD

Belind Këlliçi njoftoi mbrëmjen e sotme se ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Forumit Rinor të PD-së.

Ai u shpreh në 'Opinion' disa orë më parë kishte njoftuar vendimin e tij, por në mënyrë protokollare do të jetë në detyrë deri në mbajtjen e Kuvendit të radhës të FRPD.

“Para pak orësh kam njoftuar dorëheqjen. Në mënyrë protokollare jam në detyrë deri në Kuvendin e radhës të Forumit Rinor. Jam votuar në procesin më të rregullt pas 30 vitesh në PD, një anëtar një votë, më ka votuar anëtarësia e PD“, u shpreh Kwlliçi i cili javwn e kaluar iu bashkua Foltores sw ish-kryeministrit Sali Berisha. 

Menjëherë pas këtij momenti, Lulzim Basha njoftoi zgjedhjet për kryetarin e ri të FRPD.