'Firmat i verifikon sekretariati'/ Salianji: Berisha të kandidojë pas 4 viteve dhe ta mundë Bashën

Pas ish-kryeministrit Sali Berisha i cili ftoi Lulzim Bashën që të shkojë të premten te zyra e Edi Palokës dhe të shohë firmat, në lidhje direkte për 'Opinion' u fut Ervin Salianji. 

Ky i fundit tha se verifikimi i firmave duhet bërë sipas procedurave statutore, pra nga Sekretariati i PD-së.

Sipas tij, frika nga procedura tregon se Berisha nuk ka mbështetje. Ai i bën thirrje ish-kryeministrit që të shkojë të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme brenda PD dhe ta mundë Bashën.

“Së pari. Tani do shkoni ju me kamerën tuaj dhe çfarë do verifiikoni. Askush që shkon aty dhe të shohë një emër që nuk e di se çfarë përfaqëson. Sistemin me të dhënat e delegatëve të Kuvendit Komëbtar i ka Sekretariati i PD-së dhe jo Kryetari i Këshillit Kombëtar. Kush dhe pse kanë frikë të sjellin firmat që t’i verifikojnë” – deklaroi Salianji.