Kandidatja e LSI zbardh bisedën në zyrën e Bashës: Gaz Bardhi pazar me PS në Elbasan, i dha 8 mandate

Kandidatja e LSI në Durrës, Elona Guri akuzon Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi se bëri marrëveshje me socialistët në Elbasan, për t'i lënë PS-së 8 mandate. 

Ndërsa PD, thotë ajo, do të merrte mandatet e LSI.

Guri thotë se Kryemadhi dhe Vasili e kanë ballafaquar Bardhin me Lulzim Bashën në zyrën e këtij të fundit, në prani edhe të këshilltarit izraelit, për pazarin që ai kishte bërë me Taulant Ballën.  

Elona Guri denoncon gjithashtu se Bardhi refuzoi të denoncojë në konferencë shtypi Suel Çelën, ndërsa shton se kishte dalë garant te bandat se pas 25 prillit do të ishte ministër i Brendshëm. 

Reagimi i Elona Gurit
Mos i jep gojës siç i jep b….. o Gaz!

Ki kujdes kur flet për gjëra që nuk i di se ty nuk të qaste njeri në zyrë.

Monika Kryemadhi të ka ballafaquar me Lulzim Bashën edhe këshilltarin izraelit dhe Petrit Vasilin në zyrën e Bashës se si ti kishe bërë marrëveshjen 8 mandate t’i mbante PS në Elbasan dhe ti doje mandatet e LSI dhe ti kishe dalë garant bandave se do ishe ministër i Brendshëm.

Ju edhe i regjistroni bisedat e ke aty regjistrimin dhe se si ti nuk pranove të bëje konferencë shtypi kundër Suel Çelës.

Ti beson se këshilltari izraelit nuk kuptonte shqip se çfarë u tha aty?