Kokalari: Berisha duhet të rikthehet si kryeministër, vetëm ai mund ta sjellë Shqipërinë në terezi

Aktivistja Evi Kokalari u shpreh se Berisha duhet të rikthehet si kryeministër pasi vetëm ai mund të sjellë Shqipërinë në terezi.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Kokalari theksoi se burrat janë si Berisha. 

Rakipi: Berisha deklaroi se do rikthehet si kryeministër? Ju e doni këtë rikthim?

Kokalari: Padiskutim që po. Këta janë burrat. Duhet Berisha që ta sjellë Shqipërinë në terezi, se PD-në, po e po.

Rakipi: Ju thoni që duhet të rikthehet?

Kokalari: Po, por jo nga mosha.

Rakipi: Shkullak, mendoni se duhet të rikthehet?

Shkullaku: Atë se vendos unë, e vendosin njerëzit me votë, por Berisha ka ndërmarrë një aksion që po rikthen fuqinë e politikës. Berisha po rikthen fuqinë politike të përfaqësimit gjë që se ka bërë as Basha, as Rama.