VIDEO/ Balliu: Akuzat janë absurde, firmat janë brenda në selinë e PD, le t'i verifikojnë

I ftuar në Çim Peka Live, ish-deputeti i PD Klevis Balliu ka komentuar akuzat e sotme të Bashës dhe Sekretarit të Përgjithshëm në lidhje me firmat e delegatëve për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD.

Balliu thekson se këto akuza janë absurde dhe janë ngritur nga këta persona pasi e dinë se janë mbledhur firmat dhe duan të gjejnë justifikime.

Pyetjes së gazetarit Dudushi se përse nuk ja lanë në tavolinë Bashës formularët e firmosur, Balliu iu përgjigj se ai nuk gjendej në zyrë.

Balliu: Po diskutohet sikur këta po i ngrejnë këto akuza se nuk e dinë nëse firmat nuk janë mbledhur apo jo, por është e kundërta, këta po i ngrejnë këto akuza pasi këta e dinë se firmat janë mbledhur dhe e kishin mbushur mendjen që nuk do ti njihnin dhe po gjejnë justifikime. Dhe tani kanë shpikur një gjë absurde. Ne firmat nuk i kemi çuar në Kinë por te zyra brenda PD dhe zyra e Palokës është një hap larg zyrës së Gaz Bardhit. Para 3 ditësh, Lulzim Basha e ka thirrur Edi Palokën në zyrë për kafe dhe le ta thërrasi sërish dhe Basha Gazi dhe kushdo tjetër le ti verifikojë këto firma. Ne nuk kemi thënë që këta të mos shkojnë ti shohin, kemi kërkuar vetëm ai numri ID është shkelje ligjore po të publikohet. Ne kemi akuzuar PS për këtë punë, mund të falsifikohen pasaporta dhe karta ID. Nuk më përcakton dot mua as Gaz Bardhi asnjë tjetër se kujt duhet ti dërgojë këto firma. Statuti i PD nuk e përcakton se kujt duhet tja japim këto firma. Mund tja jepnim edhe një deputeti. Por sepse është një moment historik, ne vendosëm tja japim organit të dytë më të lartë të PD, Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD.

Dudushi: Pse ju i latë një rrugë Bashës dhe Bardhit që të atakojnë procesin sot, kur ju e kishit shumë të kollajt tja kishit çuar atyre në tavolinë. Pse kjo histori? Çojani atyre që kanë konstatime për procesin?

Balliu: Pse sja çuam Lulzim Bashës sepse nuk ishte në zyrë. Ky është një debat kot dhe bosh. Nëse do të ndalonim Gaz Bardhin për ti verifikuar atëherë kjo kishte të drejtë. Nuk janë copa letrash ata, janë njerëz. Unë i kam çuar te PD. Këta e dinë që janë mbledhur firmat. Dhe jo vetëm kaq por i kemi kërkuar që ata të jenë në tavolinë dhe të verifikojnë çdo delegat dhe individ.