Mentor Haziri publikon këngën që nuk i’u pranua në Festivalin e RTSh-së
Këngëtari i njohur Mentor Haziri, para pak çastesh ka publikuar projektin e ri muzikor.
Kjo është kënga me të cilën këngëtari ka aplikuar në Festivalin e RTSh-së por që i është refuzuar.
Kënga titullohet “Qëndro” dhe është përcjellë edhe me videoklip, të cilin këngëtari ka thënë se e ka realizuar dje.
Haziri, publikimin e kësaj kënge, po e bën me qëllim që publiku ta gjykojë nëse e ka merituar ose jo pjesëmarrjen në Festivalin e RTSh-së.