‘S’e lë vajzën në duar të ish-përdhunuesit tim', mesazhi i fundit i shqiptares që plagosi bashkëshortin grek
Shqiptarja që njihej me emrin Kristiana Tselo në Athinë, e që plagosi rëndë bashkëshortin me breshëri plumbash, e ka paralajmëruar krimin në rrjetet sociale.
Tselo, që njihej edhe nga komuniteti, qëlloi me gjakftohtësi babanë e vajzës së saj dhe kishte shpërndarë mesazhe, drejtuar kryesisht drejtësisë së vendit fqinj.
“Ora e drejtësisë po afron”, ka shkruar Tselo. Mësohet se ajo kishte pasur proces gjyqësor me ish-bashkëshortin okulist dhe se bashkëshorti kishte luftuar që ta merrte kujdestarinë e vajzës.
Burri po e rriste vajzën së bashku me familjen e tij të re, pasi tashmë vazhdonte jetën me një angleze. Kristiana në rrjetet sociale pretendon se vajzën ishin duke ia rrëmbyer.
Postimi i shqiptares Kristina Tselo në rrjetet sociale:
“Në vendin tim mund të jetë çdo nënë greke, në vendin e vajzës time mund të jetë çdo fëmijë grek.
Prokurori i gjykatave për të mitur të Athinës (i cili ndoshta ose është i paguar ose i çmendur) bashkëpunon me kriminelët në rrëmbimin dhe abuzimin e vajzës sime të mitur sepse sa herë i bëja thirrje KETU DHE 5 VJET çmendurisht më thotë se nuk është përgjegjësia e tij mbrojtja e të miturve dhe më kërkoi të largohesha nga zyra e tij.
Kemi prokurorë të tillë kriminalë për mbrojtjen e fëmijëve tanë! Fëmija im nga atëherë e deri më sot ka mbetur në mesin e kriminelëve, asgjë nuk ka ndryshuar. Me pëlqimin e Prokurorit për të Mitur, fëmija im qëndron larg meje pa asnjë kontakt me mua dhe torturohet nga ish-përdhunuesi im dhe gruaja e tij. Konkluzioni ju takon ju”.
Ndër të tjera, artistja pak muaj më parë kishte postuar një foto ku shfaqej një grua duke mbajtur një armë dhe një fëmijë në krahë.