Zbulohet shkalla e dëmtimit të Chiellinit
Giorgio Chiellini nuk po kalon një moment të mirë. Mbrojtësi u dëmtua në grumbullimin me Italinë dhe do t’i duhet kohë që të rikthehet.
Analizat mjekësorë treguan shkallën e dëmtimit të veteranit.
Chiellini la kombëtaren për t’u kthyer në Torino, ku kreu vizitat mjekësore.
Analizat treguan se mbrojtësi vuan nga një inflamacion në thembrën e Akilit, ekzaktësisht në këmbën e majtë dhe e ka të pamundur që të luajë për disa kohë. Gjendja e tij do të monitorohet dita ditës
Nuk është e qartë se sa do të mungojë, por ky lloj dëmtimi do një kohë relativisht të gjatë për t’u shëruar.
Një inflamacion mund të rishfaqet përsëri nëse nuk trajtohet në mënyrën e duhur.
Italia ka humbur një prej lojtarëve më të rëndësishëm për ndeshjen ndaj Zvicrës, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.
Përveç Chiellinit një tjetër mungesë e rëndësishme është dhe sulmuesi Çiro Imobile.