Greqi/ Mbi 6 mijë raste të reja dhe 67 viktima nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Greqisë kanë raportuar sot 6801 raste të reja me koronavirus.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i rasteve ka shkuar në 815.068.

Nga rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 131 konsiderohen të lidhura me udhëtime nga jashtë dhe 2716 janë të lidhura me një rast tashmë të njohur.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 67 qytetarë. Ndërsa që nga fillimi, numri i viktimave ka shkuar në 16,560. 95.3% kishin sëmundje shoqëruese.