Zyrtare: Vendoset përfundimisht se ku dhe kur do të luhet finalja e Superkupës së Italisë
Më 12 janar, në stadiumin “San Siro”, do të luhet Superkupa e Italisë mes Interit dhe Juventusit.
Për Superkupën do të përballen kampionët aktual të Italisë, Interi me fituesit e Kupës së Italisë, Juventusi.
Vendimi zyrtar u mor ditën e sotme në asamblenë e Ligës së Serisë A, ku në listë përveç Milanos ishte dhe Arabia Saudite, e cila e ka pritur këtë finale të Superkupës në edicionet 2018 të triumfuar nga “Zonja e Vjetër” ndaj Milanit dhe në 2019, Juventusi u mposht nga Lacio.
Për shkak të pandemisë globale COVID-19, finalja e vitit të kaluar u mbajt në stadiumin e Sasuolos “MAPEI”, ku bardhezinjtë fituan ndaj Napolit.
Edicioni i fundit që Superkupa e Italisë është zhvilluar në Milano daton në vitin 2010 ku Interi triumfoi 3-1 ndaj Romës.